Ernest Muçi debutoi me Besiktasin në barazimin 0:0 në fushën e Kayserisporit, ndeshje ku sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare bëri shumë mirë.
Kualiteti dhe klasi i Muçit nuk vihen në dyshim, teksa tifozët e bardhezinjve kritikuan trajnerin për pozicionin e shqiptarit.
Fernando Santos e aktivizoi në krahun e djathtë të sulmit në mungesë të Milot Rashicës, por te Besiktasi e shohin si numër 10 në skemën “4-2-3-1” të teknikut portugez.
Shtypi sportiv turk shkruan se Rashica është rikuperuar dhe do të marrë postin e sulmuesit të djathtë te Besiktasi.
Ndërkohë Muçi do e nisë sërish si titullar duelin Besiktas-Konyaspor (19 shkurt), por në pozicionin pas sulmuesit kryesor.