Bayerni humb për disa javë mbrojtësin e krahut!
Nuk kanë fund problemet te Bayerni i Munihut.
Në një krizë rezultatesh, pas humbjeve të njëpasnjëshme me Leverkusenin (0-3) dhe Lazio (0-1), këtë të fundit në Champions, bavarezët tashmë e gjejnë veten të privuar nga shërbimet e Sacha Boey në javët në vijim.
Në një deklaratë në faqen zyrtare, Bayerni sqaroi se mbrojtësi i krahut, i blerë në merkaton e dimrit nga Galatasaray për 30 milionë euro, pësoi një dëmtim disi të rëndë muskulor në kofshën e majtë dhe për rrjedhojë, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme.
Periudha e saktë e mungesës së mbrojtësit do të mësohet në ditët në vijim.