Vjen dita e shumëpritur, derbi Partizani – Tirana luhet ditën e sotme në orën 19:00 në stadiumin Air Albania, një ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.
Dy skuadrat përballen në duelin historik mes tyre që garanton emocione dhe spektakël në çdo rast.
Si të kuqtë, edhe bardheblutë vijnë nga një formë negative që ka ndikuar në atmosferën brenda grupit.
Mirëpo, ku ka më mirë se të bësh kthesën në një ndeshje derbi.
Megjithatë, derbi do të jetë ndeshja e dytë ditën e sotme teksa në 16:00, Teuta pret Kukësin në Niko Dovana.
Një derbi mbijetese me dy skuadrat që renditen në fundin e tabelës. Durrsakët vijnë më të avantazhuar se kuksianët që humbjet i kanë patur në seri javët e fundit.