Cardinale “votëbeson” Piolin

Futboll

Cardinale “votëbeson” Piolin

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Cardinale

Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” pas fitores së Milanit në “Europa League” kundër Rennes. Gjatë bisedës u prekën shumë tema, nga drejtimi i Piolit tek e ardhmja e klubit, nga ecuria e skuadrës te stadiumi i ri në San Donato. Duke përfshirë punën personale:

“Unë kam një zyrë në Dubai, një në Abu Dhabi, po hap edhe një në Riad. Kompania jonë ‘RedBird’ ka shumë interesa në këto vende”. Pikërisht gjatë një prej udhëtimeve të tij të shumta, herën e fundit u fol për një shitje të afërt të Milanit në fondet saudite. Thashetheme të mohuara kategorikisht.

MILAN-RENNES 3-0
“Jam shumë i kënaqur me atë që pashë, ndeshje si kjo iu japin lojtarëve shumë besim, ishte e nevojshme. Pavarësisht luhatjeve, grupi po bën përparim”.

SITUATA E PIOLIT
“Ne kemi ndryshuar shumë dhe duhet kohë për të krijuar një ekip koheziv. Jemi ende në rritje, afër vendit të dytë dhe për këtë duhet t’iu jepet merita lojtarëve, stafit dhe trajnerit. Do të jem i lumtur kur të fitojmë Championsin League, por jo çdo fazë e caktuar përkthehet detyrimisht me shkarkimin e trajnerit. Besoj se Pioli po bën një punë të mirë në një situatë të vështirë, me një ekip shumë të rinovuar. Nuk i dorëzohem tundimit për të shkarkuar dikë vetëm për të ndryshuar diçka. Unë them: kampionati është ende i gjatë, gjithçka mund të ndodhë, do të shohim. Duhet të përmirësohemi në shumë gjëra, te lëndimet për shembull. Të gjithë, duke filluar nga unë, duhet të bëjnë punë më të mirë. Nuk do të largohem, do të jem këtu për një kohë të gjatë. Askush nuk dëshiron të fitojë më shumë se unë”.

SHITJA E MILANIT
Cardinale më pas i ktheu te dërguesit thashethemet sipas të cilave Milani ishte afër shitjes te fondet saudite: “Dua të jem kategorik, është lajm krejtësisht i rremë. Jam këtu për të qëndruar gjatë, kam punë për të bërë. Jam i përkushtuar për ta rikthyer Milanin në krye të Serie A dhe Evropës, nuk do të ndalem pa i arritur këto rezultate. Dhe kur t’i kemi arritur ato, do të dua t’i arrij përsëri. Më vjen keq për fansat, sepse ata janë shtyrë të mendojnë për një paqëndrueshmëri që nuk ekziston, duke fantazuar për ndryshime të pavërteta në strukturën e korporatës. Nuk e lë veten të shpërqendrohet dhe të mbetem i fokusuar në gjërat të tilla. Unë jam një ekspert i financave të korporatave. Të supozosh se 18 muaj pas këtyre zgjedhjeve po përballem me vështirësi, është e pabazë. Do të ishte më mirë të nxisnim debate se si ta kthejmë Seria A në një kampionat referencë, ose për rëndësinë e stadiumeve në klubet moderne”.

STADIUMI I RI
Duke folur për stadiumet, Milani së fundmi zyrtarizoi blerjen e tokës pranë San Donatos: “Jam shumë i kënaqur me progresin që po bëjmë, padyshim shumë në 18 muaj, për të ndërtuar stadiumin e parë të ri në Itali që nga viti 2011, me 70.000 vende. Ristrukturimi i “San Siros”? Nuk mendoj kështu në këtë pikë, por çdo opsion meriton vëmendje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat