Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli, Edon Zhegrova.
“Unë biri yt Kosovë, të urojë ditën e pavarësisë. Gëzuar”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
Sulmuesi i Lille një urim e bëri edhe në gjuhën angleze.
Ai gjithashtu shpërndau edhe urimin e legjendës shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili kishte përfshirë 24-vjeçarin në urimin e tij.