Buffon: Unë dhe Totti shihemi takohemi herë pas here

Futboll

Buffon: Unë dhe Totti shihemi takohemi herë pas here

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:53
Buffon

Një intervistë e gjatë dhe interesante ka dhënë ish-portieri, tashmë kreu i delegacionit të kombëtares italiane, Gianluigi Buffon. Shumë tema u mbuluan në “Radio Romanista”, që nga Kupa e Botës 2006 deri në lamtumirën e tij nga Juventusi, përfshirë ndeshjet e shumta me Tottin, duke përfshirë Roma-Parma në 1998, ku të dy ishin shumë të rinj në fushë.

Të dy kanë qenë gjithmonë miq edhe jashtë fushës dhe janë takuar së fundi me rastin e pajtimit të ish-kapitenit të Romës me Spalletti: “Unë dhe Totti shihemi takohemi herë pas here, si në rastin e pajtimit të tij me trajnerin Spalletti. Ishte një gjë shumë e bukur për mendimin tim, por kur ndodhemi që jemi bashkë flasim edhe për tema më serioze”.

Ish-portieri më pas tha fjalën e tij për zgjedhjen e Romës, e cila ia besoi stolin De Rossit, pas shkarkimit të Mourinhos: “Unë flas me De Rossin pesë ose gjashtë herë në vit, tashmë i kam uruar fat për detyrën e re.

Nuk mendoj se ka pasur një njeri dhe profesionist më të mirë se ai për të marrë frenat e Romës tani dhe ndoshta në të ardhmen.

Sidomos pas lamtumirës së Mourinhos, besoj se kishte vetëm një zgjedhje për t’u bërë, ulja e tij në stolin verdhekuq. Roma është kthyer te rezultatet pozitive me atë trajner, por mendoj se ka shumë shigjeta në harkun e tij për të luajtur sa më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat