Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka prenotuar një biletë për ndeshje e Premier League-s Fulham-Aston Villa (ora 16:00).
S’është e vështirë për ta kuptuar që qëllimi brazilianit ishte të ndiqte nga afër në aksion Armando Brojën.
Mirëpo pak orë para këtij takimi, trajneri i kuqezinjve ka marrë lajmin e hidhur se sulmuesi nuk do të ishte në fushë, madje as në stolin e rezervave.
Arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë vendim të trajnerit apo dëmtim të “bomberit”, por për faktin se Broja ka pasur temperaturë të lartë. Ka qenë e pamundur për 22-vjeçarin që të jepte kontribut në ndeshjen e sotme.