Verën e ardhshme, Chelsea pothuajse me siguri do të nënshkruajë me një sulmues të mirë dhe, sipas asaj që raportoi Standard, zgjedhja e parë është Victor Osimhen.
Ky i fundit do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, por jo vetëm blutë janë në gjurmët e tij.
PSG, me lamtumirën e Kylian Mbappe, duket se e ka vendosur qendërsulmuesin nigerian në krye të listës për ta zëvendësuar atë.
Vlera e sulmuesit të Napoli-t në merkatos, sipas Transfermarkt, është 110 milionë euro.
Pikërisht për këtë, sipas gazetës angleze, Chelsea po vlerëson profile të tjera për sulmin.
Nisur nga kërcënimi i PSG-së, klubi londinez ka nisur të punojë për emra të tjerë, duke filluar me Ivan Toney, 27 vjeç te Brentford dhe Evan Ferguson, një talent shumë i ri (19 vjeç) nga Brighton.