Augsburgu përkundër orvatjeve deri në fund, mbeti pa pikë në Mainz.
Vendasit me një lojë të mirë triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së 22-të të Bundesliga I.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, është paraqitur titullar për Augsburgun dhe u zëvendësua në minutën e 75-ë.
Van den Berg shënoi në minutën e 44-të e një minutë më vonë Amiri i Mainz dështoi nga penalltia.
Augsburg renditet në vend të 13-të me 23 pikë e Mainz në të 17-tin me 15 sosh.