Manchester City – Chelsea, Pep komod në zgjedhjen e formacionit, Pochettino i kushtëzuar!
Fitorja 1-3 ndaj Crystal Palace të hënën i dha frymëmarrje Chelsea-t, por shkalla e vështirësisë rritet maksimalisht në takimin e radhës, pasi përballë bluve të Londrës janë kampionët në fuqi të City-t.
Nëse për Pep Guardiolën mungesat e vetme janë Grealish dhe Gvardiol, Pochettino duhet të bëjë pa një liste të gjatë emrash, ku spikatin Tiago Silva, James, Fofana…
A do të mundet Chelsea me kaq shumë probleme ta ndalë vrullin e City-t.