Në hapje të stinorit pranveror të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A, luhet derbi mes Trepçës ’89 dhe Suharekës.
Dy skuadra që synojnë hyrjen në elitën e futbollit, premtojnë maksimumin në ndeshjen e nesërme.
Dinamo kryeson me 30 pikë, pasojnë Suhareka me 23, Trepça ’89 21 etj.
Kryetari i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, beson e shpreson se do të kthehen me rezultat pozitiv.
“Rikthehen emocionet e ndeshjes së Kampionatit të Kosovës në ligën e parë.
Kryendeshja e javës së 15-të do zhvillohet në Mitrovicë ku FC Suhareka do jetë mysafir i nikoqirëve Trepça'89 , ballafaqim i fortë që zgjon kureshtjen tek të gjithë duke
marrë parasysh renditjen tabelare në grupin A të ligës së parë për të dyja skuadrat, një sfidë në vete me ish kampionin e Kosovës , Trepça'89 që hiq më larg se edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës synim ky i klubit tonë , andaj ndeshja ndaj tyre do jetë tepër e fortë.
Si gjithmonë edhe kësaj here dhe në vazhdimësi unë si President i klubit së bashku me aksionerët do të jemi afër klubit në të gjitha momentet ku ju ofrova mbështetje maksimale nga stafi drejtues, nga afër pash përgatitje të hatashme, e nga futbollistët dhe staffi u zotova që do të japin maksimumin me angazhim dhe lojë cilësore duke u kthyer me 3 pikë të plota që do ishin shumë të vlefshme në ecurinë e kampionatit.
Le të mbizotëroje atmosfera, loja fer dhe korrekte nga të dyja palët suksesi nuk do të mungojë”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në faceboik.