Djelmoshat e klubit të futsallit Illyria sot festojnë në Finlandë.
Festë e dyfishtë, FC Illyria feston hyrjen në një rang më lart të ligës së Finlandës dhe 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, lojtar i FC Illyria, është sikur në qiellin e shtatë me këtë sukses.
“Sot ditë e veçantë për klubin tonë, FC Illyria në ditën e pavarësisë po sot kemi fituar ndeshjen e parafundit të stinorit që kemi siguruar vendin e parë dhe me këtë fitore jemi ngritur me një ligë më lart.
Çka ishte interesant që djemtë dhanë maksimumin që të realizohet goli i 16-të me rastin e ditëlindjes së shtetit të Kosovës.
Urime FC ILLYRIA; faleminderit sponzorëve Visari. Oy Xhaka OY & Samisaneeraus Oy”, ka shkruar Kurti.