Barcelona fiton në minutën e 90+7

Futboll

Barcelona fiton në minutën e 90+7

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Celta nuk e ndali një pikë në përballje me Barcelonën në takimin e javës së 25-të të kampionatit spanjoll. 

Barcelona ka shënuar fitore në Vigo me rezultat 2:1 ndaj Celta-s.

Në fund të pjesës së parë, Robert Lewandowski shënoi pas asistimit të talentit Yamal. 

Në pjesën e dytë Celta Vigo pas përpjekjeve të mëdha, ka barazuar rezultatin me golin e Aspas në minutën e 47-të. 

Në minutën e 90+7, Lewandowski ka shënuar nga penalltia, 1:2.

 Fillimisht polaku gaboi në gjuajtjen e parë, me tentativën që u ndal nga Guaita, por penalltia u përsërit për shkak se portieri kishte lëvizur duke e kaluar vijën.

Në tentativën e dytë, Lewandowski u tregua i saktë duke shënuar.  

Reali kryeson me 61 pikë (një ndeshje më pak), pasojnë Girona 56 (një ndeshje më pak), Barcelona 54 e Celta renditet në vend të 17-të me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat