Sassuolo nuk i ka rezistuar dot Atalantës në Bergamo, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 në takimin e javës së 25-të në Serie A.
Nedim Bajrami ka luajtur nga minuta e parë për Sassuolon sikur edhe Berat Gjimshiti për Atalantën.
Bajrami është zëvendësuar në minutën e 60-të.
Futbollisti Pinamonti i Sassuolos, ka shpërdoruar rastin më të mirë, duke dështuar nga penaltia në minutën e 45+6.
Atalanta ka treguar lojë të mirë duke arkëtuar tre pikë.
Pasalic (22'), Koopmeiners (58') e Bakker (75') shënuan për fitoren bindëse.
Atalanta është në vend të 4-të me 45 pikë e Sassuolo në të 17-tin me 20 sosh.