Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi do të përballet nesër (17.00) me Buduçnostin në Podgoricë, në takimin e javës së 20-të në kampionatin malazez.
Skuadra shqiptare nuk ia ka frikën liderit të kampionatit Buduçnostit.
"Në ekipin tonë ka atmosferë maksimale e besojmë te vetja, kemi besimin e nevojshëm dhe do të mundohemi të fitojmë në Podgoricë”, tha futbollisti i Deçiqit, Andrej Bajoviq.
Buduçnosti kryeson me 39 pikë, ka dy më shumë se Deçiqi në vend të dytë.