Partizani konfirmon supermacinë e tij në derbi dhe vijon ecurinë pa humbje në një seri prej plot 6 përballjesh ndaj Tiranës.
Humbja e fundit ndaj Tiranës daton më 2 tetor 2022, kur Xhixha shënonte dy gola.
Që atëherë Partizani nuk e ka lëshuar derbin, duke fituar katër beteja dhe barazuar dy të tjera.
Me këtë triumf të kuqtë vijojnë ecurinë e pamposhtur dhe ëndërrojnë t’i afrohen ecurisë rekord të para disa viteve me mbi 5 vite pa humbur ndaj Tiranës.
Ndërkaq, ky ishte derbi numër 16, që nuk shënohen më shumë sesa 3 gola.
Por ky i fundit kishte bukurinë e tij, pasi u arrit me përmbysje dhe kishte mjaft dinamikë, veçanërisht në pjesën e parë.