Llapi i Podujevës është në epërsi me 1:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Besir Iseni në minutën e 7-të është përjashtuar me karton të kuq duke e lënë me një lojtar më pak Dukagjinin.
Muhamet Hyseni në minutën e 10-të e kaloi në epërsi Llapin.
Në minutën e 45+3, Ergyn Ahmeti shënon por anulohet për pozitë jashtë loje.
Malisheva po tregon lojë të mirë duke avancuar me 2:0 ndaj Fushë Kosovës.
Autor i golit të parë është Rilind Haziraj në minutën e 3-të. Malisheva shton epërsinë në 2:0 në minutën e 26-të me golin e Altin Aliut, duke sjellë gëzim të madh të tifozët në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishev.