Florian Hadergjonaj gjen golin e parë për këtë sezon në Superligën turke. Anësori i djathtë dardan, realizoi në barazim 3:3 mes Alanyasporit dhe Adana Demirsporit.
Hadërgjonaj, i cili e nisi si titullar bashkë me Fidan Alitin për skuadrën vendase, realizoi 11 minuta përpara fundit.
Duke kaluar Alanyasporin përkohësisht në avantazh 3-2.
Novais dështoi nga pika e penalltisë, ndërkohë që Hadërgjonaj shfrytëzoi topin e grushtuar nga portieri mik dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Gjithsesi, Adana Demirspor evitoi humbjen, pasi arriti të shënonte golin e barazimit në minutën e shtatë shtesë. Nëpërmjet autogolit të Alitit.