Llapi i Podujevës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Besir Iseni në minutën e 7-të është përjashtuar me karton të kuq pasi e preku topin me dorë e shkaktoi penallti, kësisoj e la me një lojtar më pak Dukagjinin.
Futbollisti Muhamet Hyseni ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 10-të.
Në minutën e 45+3, Ergyn Ahmeti shënoi për Llapin por anulohet për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 57-të, Hyseni thellon epërsinë në 2:0.
Hugo i Dukagjinit në minutën e 90+1 nga penalltia ka ngushtuar humbjen në 2:1.
Llapi renditet në vend të dytë me 40 pikë e ka 4 me pak se lideri Ballkani dhe Dukagjini zë vendin e gjashtë me 27 sosh.