Shkupi ka startuar në mënyrën më të mirë në pjesën e dytë të kampionatit maqedonas, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 3:0 skuadrës së Voska Sport nga Ohri.
Ky ishte derbi shqiptar i javës së 19-të.
Për Shkupin shënuan Gronner (4' e 50'), Trapanovski (45').
Voska Sport nuk e përballoi ‘stuhinë’ e Shkupit.
Shkupi kryeson me 41 pikë e Voska renditet në vend të dhjetë me 20 sosh.