Shkëndija e Tetovës ka treguar fuqinë e saj duke u kthyer ballëlart nga lagja Gjorgje Petrov në Shkup.
Tetovarët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Makedonia GP, në takimin e javës së 19-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti Ennur Totre është treguar i saktë nga penalltia në minutën e 29-të.
Shkëndija zë vendin e tretë me 38 pikë e Makedonija GP është në të 10-tin me 18 sosh.