Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, është paraqitur nga minuta e parë për Rayo Vallecanon, duke ndalur në barazim (1:1) Real Madridin.
Balliu ka treguar lojë të mirë dhe në fund të pjesës së parë është ndëshkuar me karton të verdhë.
Dy gola janë shënuar për 27 minuta në stadiumin e Vallecanos në Madrid.
Reali avancoi me golin e futbollistit Joselu në minutën e 3-të.
Vendasit shpejt kundërpërgjigjen me golin e de Tomas në minutën e 27-të.
Në minutën e 90+3 Carvajal i Realit është përjashtuar me karton të kuq pas ndërhyrjes nga prapa.
Pas javës së 25-të të kampionatit spanjoll, Reali kryeson me 62 pikë e Rayo Vallecano është në të 14-tin me 25 sosh.