Vjosa e Shtimes si vendas sot e ka mposhtur me rezultat 2:1 Flamurtarin e Prishtinës.
Diar Halili shënoi dy gola për Vjosën.
Ferizaj ka fituar në Vushtrri me rezultat 2:1 falë golave të Albion Kurtajt.

Vjosa
Prishtina e Re ka treguar forcën ndaj Kikës duke e deklasuar me 4:0.
Golat i realizuan Salih Kosumi (8’), Urim Statovci (46’ e 47’), Lorik Dobratiqi (52’).

Prishtina e Re
Ulpiana ngadhënjeu të premten me 2:1 kundër Ramiz Sadikut të Prishtinës.
Vjosa, Prishtina e Re, Ferizaj e Ulpiana - fyt për fyti për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
Java e 15-të, Grupi B
Ulpiana - Ramiz Sadiku 2:1
Vushtrria – Ferizaj 1:2
Vjosa – Flamurtari 2:1
Prishtina e Re – Kika 4:0
Vllaznia - 2 Korriku 1:1
Vjosa kryeson me 34 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 33, Ferizaj 32, Ulpiana 31, Ramiz Sadku 18, 2 Korriku 15, Kika 13, Flamurtari 12, Vushtrria 11 e Vllaznia me 11 pikë.
Në javën e 16-të do të takohen: Kika - Vushtrria, Ramiz Sadiku - Vjosa, Ferizaj - Ulpiana, Flamurtari - Vllaznia dhe 2 Korriku - Prishtina e Re.