Rafael Leao shënoi golin 3:0 të Milanit kundër Ren, duke u rikthyer te goli për herë të parë pas 1/16-ave së Kupës së Italisë kundër Kaljarit.
Portugezi me golin e se enjtes ka vënë firmën edhe në Ligën e Europës, pasi kishte shënuar në kampionat, Kupën e Italisë dhe Champions.
Për pasojë, portugezi rezulton të ketë shënuar në çdo turne në të cilin Milani ka marrë pjesë gjatë sezonit aktual.
Në bilancin e tij personal edhe asiste, 7 asiste të shpërndara gjithashtu në të gjitha turnetë e këtij sezoni duke konfirmuar edhe fjalët e Piolit që e cilëson si vendimtar në çdo sukses kuqezi.
Sa ka gjasa Milani për titullin?
"Kanë mbetur edhe shumë ndeshje.
Është e vështirë, por jo e pamundur.
Jemi të fortë, po bëjmë mirë.
Në Europë mundëm një kundërshtar të vështirë.
Mund të arrijmë majën nëse punojmë po kaq fort dhe me kaq përkushtim", tha Leao.