Arbnor Muçolli vazhdon të jetë protagonist te skuadra e Goteborg, duke e shpëtuar atë nga një turpërim që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit në Kupën e Suedisë.
Goteborgu ka mundur me shifrat 4-3 Junajtid Nordik, një ekip të kategorisë së tretë.
Në ndeshjen e sotme, Muçolli ia doli të shpëtonte skuadrën e tij teksa fillimisht shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 29-të, ndërsa më pas, në minutën e tretë shtesë të takimit shënoi golin e barazimit 3-3.
Një gol i shënuar më minutën e pestë shtesë nga Tordarson, solli fitoren e Goteborg në këtë ndeshje në fazën e parë të Kupës që luhet me sistem grupesh.
Muçolli ka qenë një nga protagonistët e sezonit të kaluar te Goteborg, teksa ndihmoi këtë skuadër të mbijetonte në elitë me lojën e tij. Ai shënoi 6 gola e dha 3 asiste në 17 ndeshje që luajti me këtë skuadër në sezonin e kaluar.