Bayern Munihu ka pësuar edhe një goditje të rëndë, kësaj radhe në kampionatin gjerman.
Bochum ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Bayern Munihut, në ndeshjen e javës së 22-të të Bundesliga I.
Për Bochumin shënuan Asano (38'), Schlotterbeck (44'), Stoger (78') dhe për Bayernin realizoi Musiala (14') e Kane (87').
Upamecano i Bayerni është përjashtuar në minutën e 78-t pas dy kartonëve të verdhëve.
Thomas Tuchel pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Bayernit.
Bayer Leverkuseni kryeson me 58 pikë, pasojnë Bayern Munih me 50 e Bochum është në të 11-tin me 25 sosh.