Roma po luan gjithnjë e më mirë me trajnerin e ri Daniele de Rossi.
Romakët shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Frosinones, në takimin e javës së 25-të të kampionatit italian.
Futbollistët Huijsen (38'), Azmoun (71') e Paredes (81') - nga penalltia, shënuan për fitoren e Romës.
Pas javës së 25-të, Roma përforcon vendin e gjashtë me 41 pikë e Frosinone renditet në të 15-tin me 23 sosh.