Dinamo e Zagrebit ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 1:0 ndaj Varazhdinit.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 18-të me golin e Petkoviçit nga penalltia.
Në minutën e 81-të, mysafirët patën një rast ideal por portieri i Dinamos, Nevistiq ka shpëtuar portën e tij.
Futbollisti shqiptar Arijan Ademi ka luajtur titullar për Dinamon de është zëvendësuar në minutën e 66-të.
Futbollisti nga Kosova, Arbrë Hoxha, është aktivizuar nga minuta e 62-të për Dinamon.
Për Dinamon është fitorja e 13-të në këtë sezon, të cilët janë në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Varazhdini është në të tetin me 25 pikë pas javës së 23-të në elitën e futbollit kroat.