GSG Duisburg befason Kosovën

Futboll

GSG Duisburg befason Kosovën

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 23:00
Pamje nga një ndeshje

As laiku më i madh nuk e ka pritur që GSG Duisburg do t’i merr pikë Kosovës në Duseldorf.

Ndeshja mes Kosovës së Dusseldorfit dhe GSG Duisburg ka përfunduar baras (1:1) në kuadër të javës së 19-të të Bezirksliga.

Një barazim që e bën me dhimbje koke skuadrën kuqezi e cila ka humbur edhe kreun duke zbritur në pozitën e dytë me 48 pikë e ka një më pak se lideri i ri TSV Eller 04.

GSG Duisburg renditet në vend të pestë me 30 pikë

Sumbunu shënoi në minutën e 90+1 për Kosovën dhe Gbegouni në atë të 42-tën për mysafirët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat