Ten Hag kritikon ashpër gjyqtarët e Ligës Premier për trajtimin që po ia bëjnë yllit të United

Futboll

Ten Hag kritikon ashpër gjyqtarët e Ligës Premier për trajtimin që po ia bëjnë yllit të United

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 23:08
Erik Ten Hag

Erik Ten Hag ka kritikuar ashpër gjyqtarët e Ligës Premier për trajtimin që po ia bëjnë njërit prej lojtarëve të tij tek Manchester United.

United i është afruar vetëm në pesë pikë top katërshes të dielën, pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Lutonit në udhëtim.

Ten Hag nuk ishte i kënaqur me disa vendime të ndryshme të gjyqtarit në duelin që u zhvillua në “Kenilworth Road”.

Ai e kritikoi gjyqtarin David Coote që e vendosi Casemiron në atë pozicion për shkak të kartonit të verdhë të padrejtë.

“Nuk mendoj që është një ndëshkim, është e vështirë që të ndëshkohesh gjithmonë që në ndërhyrjen e parë, kjo po ndodh gjithmonë ndaj Casemiros”, ka thënë Ten Hag.

“Mendoj referimi në përgjithësi, nuk mund të jetë gjatë tërë kohës Casemiro, ndërhyrja e tij e parë dhe ata menjëherë e ndëshkojnë”, është shprehur tekniku holandez.

Casemiro është përjashtuar tri herë për Unitedin që prej se u transferua nga Real Madridi në 2022.

Kështu i bie që braziliani ka marrë më shumë kartona të kuq gjatë këtyre dy viteve me Unitedin, sesa gjatë periudhës shtatëvjeçare me Real Madridin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat