Man United përgatit ofertën për Bremerin, Juventusi identifikon katër zëvendësues të mundshëm

Futboll

Man United përgatit ofertën për Bremerin, Juventusi identifikon katër zëvendësues të mundshëm

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 06:15
Gleison Bremer

Juventusi ka identifikuar katër zëvendësues të mundshëm për Gleison Bremer pasi Manchester United do të bëjë një ofertë për të gjatë verës.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2028 dhe megjithëse “Zonja e Vjetër” dëshiron ta mbajë atë.

Por, një ofertë mbi 60 milionë euro do t’i bindte krerët e klubit italian për ta lejuar largimin e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Bremer është i lumtur në Torino, por ka ambicien që një ditë të luajë në Premierligë.

Mediumi italian ka përmendur katër zëvendësime të mundshme për 26-vjeçarin. Kandidati i preferuar duket të jetë talenti i Bolongas, Riccardo Calafiori, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Reinildo Mandava (Atletico Madrid), Lloyd Kelly (Bournemouth) dhe Strahinja Pavlovic (RB Salzburg), janë mbrojtësit tjerë në listën e Juventusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat