Shqiptari që po e çon peshë Italinë

Futboll

Shqiptari që po e çon peshë Italinë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Kristjan Shpendi

Kristjan Shpendi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Serinë C.

Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari këtë sezon.

20-vjeçari ka shënuar golin e tij të 16 në kampionat.

Shpendi tundi rrjetën në minutën e 15 të takimit kundër Sestri Levantes.

Këta të fundit barazuan në minutën e 44-t me Forten, por Kargbo (68’) dhe Donaruma (89’) i dërguan shifrat përfundimtare në 1:3 në favor të Cesena-s.

Bardhezinjtë udhëhequn grupin B të Serisë C me 68 pikë të grumbulluara, 12 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat