Erbim Fagu është trajneri i ri i Tiranës.
Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga “Panorama Sport” teksa pak më parë është zyrtarizuar edhe nga klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Fagu ka qenë një ndihmë e madhe për Tiranën, gjatë sezonit 2021-2022 duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion.
36-vjeçari së fundmi ka drejtuar në kategoritë e ulëta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri.
Tirana zyrtarizon kështu trajnerin e tretë brenda këtij sezoni, pas Orges Shehi dhe Julian Ahmatajt.