Federata e futbollit rumun ka bërë publike formacionin më të mirë të xhiros së 26-të.
Pjesë e këtij formacioni janë dyshja shqiptare Ermal Krasniqi e Arlind Ajeti.
Krasniqi pati super paraqitje për skuadrën e tij të Rapid Bukureshtit në fitoren ndaj Hermannstadt me rezultatin 2:0.
Futbollisti kosovar realizoi gol dhe dha një asistim në këtë ndeshje.
Kjo paraqitje e tij ka bërë që ai të zë vend në formacionin e javës.
E aty gjendet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Arlind Ajeti, i cili paraqitet për Clujin.
Ajeti me Clujin arritën fitore në udhëtim te Craiovas me rezultatin 1:3.
Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare nuk shënoi, por pati paraqitje tejet të mirë në fazën e mbrojtjes.
11-shen më të mirë e dominon ekipi i Dinamo Bukureshtit me tre futbollistë, derisa nga dy përfaqësues kanë Cluji dhe Arad.