Teun Koopmeiners ka qenë një fiksim i drejtorit teknik të Juventus, Cristiano Giuntoli, që nga koha e tij në Napoli dhe në Continassa ai mbetet emri në “pole position” për të forcuar dhe sjellë një cilësi të mirë të golave në mesfushën jo shumë pjellore të bardhezinjve.
Lojtari 27-vjeçar rinovoi kontratën me Atalantën disa muaj më parë, duke e çuar datën e skadencës në vitin 2027. Gjithsesi, lojtari dhe klubi i Atalanta kanë një lloj marrëveshje për ta liruar atë verën e ardhshme përballë ofertës së duhur. Ofertë që duhet të kapë shifrat e 50-60 milionë eurove.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë kanë marrë edhe miratimin e lojtarit për këtë transferim. Rroga e holandezit, 2 milionë euro në sezon, nuk përbën problem për Juven.
Gjithsesi, për të blerë Koopmeiners, bardhezinjtë duhet fillimisht të sigurojnë kapitalin e nevojshëm.
Paratë mund të vijnë nga shitja e lojtarëve të rinj që ka sot skuadra ose nga shitja e një lojtari të madh (Chiesa dhe Bremer janë më të kërkuarit).
Gjithsesi, do të jetë e nevojshme të veprohet shpejt sepse nëse një ankand do të shpërthente, bardhezinjtë nuk do të mund të konkurrojnë me klubet e pasura angleze.