Sulmuesi i Empolit, M’Baje Niang është përfshirën në një aksident automobilistik.
Fatmirërisht futbollisti nuk ka pësuar asgjë të rëndë, ndërsa makina e tij Mercedes SUV është prishur në pjesën e përparme.
Në vitin 2012 kur ishte vetëm 17 vjeç dhe mbante fanellën e Milanit, francezi u ndalua nga Policia rrugore e Milanos teksa po drejtonte një makinë.
Ai nuk kishte leje drejtimi dhe i tha policisë se ai ishte Bakaje Traore, shoku i tij i skuadrës në Milano në atë kohë.