Rafa Leao i përgjigjet në rrjetet sociale një “urrejtësi virtual”, që e sulmon me ofendime, duke evokuar gjithashtu racizëm.
Ka qenë vetë lojtari portugez i Milanit që ka postuar në Instagram sulmin që ka marrë, pas humbjes ndaj Monzas:
“Nuk të shoh më, nuk të duroj më. Me ty në fushë bëhem racist, je bo*e. Largohuni sa më shpejt ju dhe ata që ju ndjekin”, – thuhet në mesazhin e një komentuesi virtual kundër Leaos.
Dhe portugezi i përgjigjet: “Për fat të keq, bota vazhdon të ketë këtë lloj njerëzish me mendje të vogël…”.