Partizani pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Kampionët në fuqi të Superiores fituan me rezultat minimal ndaj Kukësit në transfertë në përballjen e parë të çerekfinaleve, duke marrë një bonus në madh për takimin e kthimit, që do të zhvillohet në kryeqytet.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi një ish, si Gjelbrim Taipi, që nuk e pati të vështirë ta shtynte topin drejt rrjetës.
Në orën 17:00 do të luhet takimi tjetër çerekfinal mes Teutës dhe Tiranës.