Pas humbjes nga FC Shkupi në xhiron e parë pranverore me rezultat 0:3, drejtuesit e Voska Sport kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin malazez, Miljan Radoviq.
Klubi do të njoftojë më vonë se kush do ta zëvendësojë.
Klubi nga Ohri e promovoi Radoviqin si trajner të ri në qershor dhe pas pjesës së parë të sezonit dhe pas raundit të parë pranveror, Voska u gjend në pozitën e 10-të dhe në zonën e për mbijetesë.
Skuadra ka një seri prej pesë fitoresh, pesë barazime dhe nëntë humbje.