Almedin Ziljbeari po shkëlqen te skuadra e U18 të SNK ST Polten në Austri.
Talenti shqiptar me origjinë nga Vishtica e komunës së Likovës-Kumanovës ka realizuar tre gola të bukur për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Wiena Sport Club që përfundoi me barazim 5:5.
17-vjecari hat-trickun e ka realizuar në pjesën e parë. Në fund të takimit, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Golin e parë e shënoi nga afërsia, pas përpjkjesë së dytë, kurse goli i dytë është shënuar në stilin e Arjen Robben, me një parabolë fantastike. Golin e tretë e shënoi me kokë.
Kujtojmë se, Ziljbeari edhe javën e kaluar shënoi gol për skuadrën e tij.