PSV barazon me Dortmundin
Interi ka shënuar fitore minimale por në bazë të rasteve, është dashur të jetë më bindëse.
Skuadra e Interit ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Atletico Madridit, në takimin e parë të së tetës së finales së Champions League.
Zëvendësuesi Marko Arnautoviq shpërdoroi disa raste në pjesën e dytë, si në minutën e 49-të e të 63-tën.
Interi - Atletico 1:0
Shënues: Arnautoviq (79').
Kartona të verdhë: Frattesim Augusto - Hermoso, Saviq e Morata, Koke.
Interi: Sommer, Pavard, de Vrij, Bastoni, Darmian (Dumfries 69'), Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan (Frattesi 72'), Dimarco (Carlos Augusto 69'), Thuram (Arnautoviq 46') dhe La. Martinez (Sanche 88').
Atletico: Oblak, Gimenez (Saviq 46'), Witsel, Hermoso (Reinildo 68'), Molina (Barrios 68'), Samuel Lino, Koke, de Paul, Saul Niguez (Morata 54'), Llorente dhe Griezmann (Correa 78').
PSV - Dortmundi 1:1
Shënues: de Jong (56') - Malen (24').
Kartona të verdhë:Lozano - Maatsenm Schlotterbeck..
PSV: Benitez, Teze, Schouten, Boscagli (Obispo 90'), Dest, Saibari (Mauro Junior 83'), J. Veerman, M. Tillman, Bakayoko, de Jong dhe Lozano (Pepi 75').
Dortmundi: Kobel, Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Sabitzer, Can, Malen (Ozcan 82'), Reus (Brand 62'), Sancho (Wolf 68') dhe Fullkrug (Moukoko 82').
Në minutën e 79-të, Arnautoviq shënoi nga një pozitë si anash e në këndin e djathtë për fitoren e zikaltërve.
Një rezultat që nuk i jep qetësi Interit për në Madrid.
Ballafaqimi mes PSV dhe Dortmundit ka përfunduar pa fitues, 1:1.
Në minutën e 24-të, Donyell Malen me dinakërinë e nga një pozitë e vështirë goditi fortë e topi puth traversën e kaloi në epërsi Dortmundin.
Në minutën e 56-të, de Jong nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1, pasi që gjyqtari shikoi VAR-in akordoi pikën e bardhë.
Një rezultat i mirë për skuadrën gjermane që e pret me qetësi sfidën e kthimit në konak të vetin.