Drita e Gjilanit ka presioni nga kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, Ballkani i Therandës.
Përballja Drita - Ballkani luhet nesër (13.00) në Gjilan në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita mban vendin e tretë me 37 pikë e ka 7 me pak se lideri Ballkani.
Futbollisti i Dritës, Egzon Bejtullahu, tha se do të japin maksimumin.
"Mendoj se kemi një grup të shëndoshë të mirë dhe secili japim maksimumin, duke nis nga vetja dhe gjithë bashkëlojtarët që i kemi aty.
Shpresoj që në fund të dalim me një rezultat pozitiv", ka thënë Bejtullahu.
Për ndeshjen e nesërme të gjithë futbollistët e Dritës janë të gatshëm, përveç portierit Florjan Smakiqi.
Ndeshja FC Drita - FC Ballkani zhvillohet në stadiumin sintetik (te rrethi), ora 13:00.