Interi fitoi kundër Atletico Madridit, 1:0 në “San Siro”, në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve.
Një ndeshje e vështirë, e vendosur nga Arnautovic në pjesën e dytë.
"Performancë e shkëlqyer nga djemtë, ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh - komentoi Simone Inzaghi në fund të ndeshjes.
Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë sepse në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautovicin, për mënyrën se si ai hyri dhe si po punon në stërvitje”.
"Ne nuk patëm një pjesë të parë të mirë edhe nëse mund të kishim shënuar - vazhdoi trajneri zikaltër - por më pas në pjesën e dytë ishim sensacionalë dhe kushdo që hyri në lojë na dha një dorë të mirë”.
Lajmi i keq i mbrëmjes është dëmtimi i Thuramit në fund të pjesës së parë: “Ai kishte një problem pas një sprinti, ndjeu sforcimin e muskujve, por do ta vlerësojmë në ditët në vijim.
Shpresojmë të mos e humbasim për shumë kohë".
"Në këta gjashtë muaj kemi bërë shumë mire, por tani vijnë më të rëndësishmet.
Më pëlqen shumë të shoh se si luan skuadra, por e dimë se do të vijnë vështirësi. Duhet të punojmë siç po bëjmë”.
Performanca e Barellës ishte e shkëlqyer: “Ai pati një garë të mirë si të gjithë shokët e tjerë të skuadrës".