Kupa e Shqipërisë i rikthehet aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për takimet e para në kuadër të çerekfinales së kësaj gare.
Të dy ndeshjet e sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:30.
Laçi e pret në shtëpi skuadrën e Egnatias, kurse Vllaznia është mysafire e Erzenit.
Në raundin e fundit, Laçi eliminoi Dinamon e Tiranës me rezultat 1:0, kurse Egnatia e mposhti Lushnjën 2:0.
Erzeni e mposhti Bylisin 2:1, kurse Vllaznia e eliminoi Flamurtarin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.
13:30 Erzeni – Vllaznia
13:30 Laçi – Egnatia