​Pas lajmeve për shkarkim, reagon menjëherë Tuchel

Futboll

​Pas lajmeve për shkarkim, reagon menjëherë Tuchel

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:11
Thomas Tuchel

Sot u bë e ditur se Bayern Munichu dhe Thomas Tuchel kanë rënë dakord për ta ndërprerë bashkëpunimin në fund të këtij sezoni.

Vendimi është marrë nga klubi dhe nga trajneri, ku ky i fundit largohet nga Bayerni në qershor.

Pas këtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Tuchel.

“Ne kemi rënë dakord që ne do ta do ndërpresim bashkëpunimin pas fundit të këtij sezoni. Deri atëherë, stafi im i trajnerëve dhe unë sigurisht do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të siguruar sukses maksimal për Bayernin”, tha Tuchel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat