Dinamo fiton në Korçë dhe kap zonën “Final Four”. Skuadra e Dritan Mehmetit triumfoi 0-1 përballë Skënderbeut vendas.
Lorenco Vila ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 52′, duke i dhuruar tri pikë tepër të rëndësishme 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Ky ishte rezultati i pestë radhazi pozitiv në Superiore për Dinamon, që ka parakaluar Tiranën duke u ngjitur e katërta.
35 pikë numërojnë blutë e kryeqytetit, një më shumë se Tirana. Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.