Tension pas ndeshjes në Korçë, tifozët e Skënderbeut kapen me presidentin e Dinamos!
Tension pas ndeshjes në Korçë, ku Dinamo fitoi 0-1 me një gol të shënuar nga Lorenco Vila nga pika e bardhë e penalltisë.
Presidenti i Dinamo City, Adrian Bardhi, i ndodhur në tribunën VIP të stadiumit, është hasur në një situatë të pakëndshme në përfundim të ndeshjes.
Ai ka debatuar me disa tifozë korçarë, të cilët të pakënaqur me arbitrimin e ndeshjes, kanë shfryrë ndaj drejtuesit të klubit blu.