Dy gola në Napoli
Barcelona ka luajtur baras (1:1) me Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.
Një rezultat i mirë për skuadrën katalunase, ndërsa Napoli nuk e shfrytëzoi përparësinë e terrenit në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Champions League.
Napoli – Barcelona 1:1
Shënues: Osimhen (75’) - Lewandowksi (60’).
Kartona të verdhë: De Hong, Martinez, Christensen.
Napoli: Meret, di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Olivera, Lobotka, Zambo Anguissa, Cajuste (Traore 68'), Politano (Raspadori 76'), Kvaratskhelia (Lindstrom 68') dhe Osimhen (Simeone 76').
Barcelona: ter Stegen, Kounde, Araujo, Inigo Martinez, Joao Cancelo - Christensen (Romeu (86'), F. de Jong, Gündogan, Lamine Yamal (Raphinha (80’), Lewandowski dhe Pedri. (Joao Felix 86')
Porto – Arsenali 1:0
Kartona të verdhë: Conceicao, Nico - Kiwior, Rice e Havertz.
Shënues: Galeno (90+4').
Porto: Diogo Costa, Joao Mario, Pepe, Otavio, Wendell (Eustaquio 90'), Varela, Nico (Ivan Jaime 81'), Francisco Conceicao (Borges 85'), Pepe, Galeno dhe Evanilson (Martinez 85').
Arsenali: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior, Odegaard, Rice, Havertz, Saka, Trossard(orginho 74') dhe Gabriel Martinelli.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur titullar për Napolin, duke treguar lojë të mirë.
Në minutën e 60-të, Robert Lewandowski hesht Napolin, 0:1.
Ai nga rreth 12-13 meta me goditje të fortë e përtoke kaloi në epërsi ekipin e tij.
Në minutën e 76-të, Osimhen me zgjuarsinë e tij brenda 16-shit, ka barazuar rezultatin 1:1.
Ndeshja tjetër mes Portos e Arsenalit përfundoi me fitoren e vendasve.
Porto ka fituar në çastet e fundit (1:0).
Në minutën e 90+4, Galeno ka shënuar gol të bukur.