Ja ku pritet të luhet dueli Tirana-Laçi!

Futboll

Ja ku pritet të luhet dueli Tirana-Laçi!

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Pamje nga një ndeshje

“Air Albania” i zënë, ja ku pritet të luhet dueli Tirana-Laçi!

Tirana do të luajë të hënën me Laçin, por në këtë moment që flasim stadiumi ku do të zhvillohet takimi është në ajër.

Bardhebluve ua ka zënë “Air Albanian”, U-17-ta e femrave.

Opsion është stadiumi i Elbasanit dhe gjasat janë që Tirana-Laçi të luhet aty të hënën në 17:00.

Gjithsesi, deri dje në klub nuk kanë një stadium ku do të zhvillojnë takimin me Laçin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat