Robert Lewandowski dhe Victor Osimhen shënuan në barazimin 1-1 mes Napolit dhe Barcelonës në duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
Sulmuesi i skuadrës katalanase u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në “Diego Maradona”.
Në analizën pas ndeshjes polaku tha:
“Pjesa e parë ishte e shkëlqyer për në. E dyta më pak, edhe prej faktit që u mbrojtëm. Gjithsesi arritëm të shënonim.
Siguruam një barazim që na krijon mundësi të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të fitojmë në Barcelonë, sepse është shumë e rëndësishme.
Forma ime? Ndihem shumë mirë fizikisht. Kemi shumë lojtarë të rinj. Na duhet pak kohë, por skuadra ka shumë potential.
Unë i shtoj eksperiencën time, ndërkohë që kemi lojtarë si Pedri që gjithmonë duan të tregojnë diçka më shumë.
Luajtëm të bashkuar ndaj Napolit, të vazhdojmë kështu përpara“, theksoi 35-vjeçari nga Varshava.